Shpërthen lëndë plasëse pranë një lokali në Tiranë
Sharr Travel

Shpërthen lëndë plasëse pranë një lokali në Tiranë

Ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në kryeqytet në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë një lokali në pronësi të shtetasit M.H.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:55 duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.