Tre të arrestuar për lojëra të fatit në Suharekë
Sharr Travel

Tre të arrestuar për lojëra të fatit në Suharekë

Tre persona janë arrestuar në tri raste të ndara në Suharekë, për shkak të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshëm.

Sipas Policisë, të tri rastet kanë qenë në rrugën “Hajdin Berisha”. Te personi i parë është konfiskuar një telefon mobil dhe 279.50 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, te rasti i dytë është konfiskuar një telefon mobil dhe 283.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, edhe personit tjetër iu është konfiskuar telefoni mobil, një laptop dhe 76.85 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Nacionale