Vjedhin kasafortën e postës, arrestohet punëtori i sigurimit
Sharr Travel

Vjedhin kasafortën e postës, arrestohet punëtori i sigurimit

Persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Mitorovicë, me ç‘ rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.