11:27 / 10.12.2019
Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë të veriut.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, një serb në rrethana ende të panjohura ka mbetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30.
Tutje në njoftim thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.























