Nën kërcënim të armës grabiti 375 euro, arrestohet 40 vjeçari
Sharr Travel

Nën kërcënim të armës grabiti 375 euro, arrestohet 40 vjeçari

Policia në Pejë njofton se ka arrestuar V.B i lindur më 1979 si i dyshuar për një grabitje me armë në një lokal në Pejë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 11 maj në rrugën “Bill Clinton” në një lokal, ku i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë 375 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.