11:27 / 17.12.2019
Në Obiliq hapësira të reja gjelbëruese
Komuna e Obiliqit me fokus në rritjen e hapësirave gjelbëruese, "Mjedisi i pastër sot, shëndet i mirë nesër"
Rritja e hapësirave gjelbëruese dhe krijimi i parqeve që do jenë vendtakim për të gjitha grupmoshat ka karakterizuar DMM-në për vitin 2019, me këtë rast janë realizuar këto projekte:
Parku në fshatin Llazarevë, fusha sportive dhe parku në fshatin Milloshevë, në fshatin Mazgit punime tri parqe, në fshatin Dardhishtë dy fusha sportive, në qytet parku "Banesat e kuqe", parku "Faruk Begolli", parku në fshatin Palaj, parku në Obiliqin e vjetër, parku, parkingu dhe shtigjet e atletikes në palestren e sporteve "Adem Jashari".























