​Ia grabisin paratë dhe çelësat e veturës me dhunë
BKT
Kronika

​Ia grabisin paratë dhe çelësat e veturës me dhunë

Një person nga Prishtina ka raportuar se dje në rrugën “Hamëz Jashari” derisa ka qenë duke ecur këmbë, dy persona, njëri i njohur për ankuesin, me dhunë ia kanë grabitur 50 euro para dhe çelësat e veturës, pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Dyshohet se motiv i grabitjes ishte një borxh i mëhershëm që viktima kishte ndaj të dyshuarit.


MË SHUME NGA Kronika