Prizren: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
BKT
Kronika

Prizren: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.G., gjatë vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV “Besa” dhe TV “Opinion”.

“I pandehuri K.G., pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe  ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren,  me TV “Besa” me datë 08.01.2015 në shumë prej 250 euro për çdo seancë,  ndërsa pagesat për këto shërbime janë  autorizuar gjatë vitit 2016 në shumë prej 1750 euro”.


MË SHUME NGA Kronika