20:06 / 17.12.2019
Policia arreston një të dyshuar lidhur me plagosjen në Veternik
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj J.M.
Si pasojë, J.M mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast, është konfiskuar edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet se dorasi e përdori në drejtim të J.M.























