Kapet i kërkuari Fisnik Lajqi
BKT
Kronika

Kapet i kërkuari Fisnik Lajqi

Policia e Pejës ka arrestuar personin e kërkuar Fiznik Lajqi.

Ky i fundit ishte në kërkim për një rast për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, dy raste për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe dy raste për veprën penale “lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është dërguar në vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe ky institucion ka falënderuar të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.


MË SHUME NGA Kronika