11:07 / 18.12.2019
Vidhte çanta të femrave, arrestohet ferizajasi
Policia e Kosovës raporton se dje në Ferizaj në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti ditë më parë kishte vjedhur dy çanta nga dy femra.
Sipas viktimave, në njërën në dy çantat kishte para dhe dokumente personale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























