Aksident i rëndë trafiku mes dy kamionëve te Ura e Gjakut
BKT
Kronika

Aksident i rëndë trafiku mes dy kamionëve te Ura e Gjakut

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:20 tek vendi Ura e Gjakut në Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy kamionëve, njëri i Kompanisë Uniteti dhe tjetri kamion me tabela të Novi Pazarit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për klankosova.tv se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.


MË SHUME NGA Kronika