12:16 / 19.12.2019
Grabiten 1000 euro në një pompë derivatesh në Ferizaj
Punëtori i një pompe derivatesh në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj ka njoftuar se një person i dyshuar, i maskuar nën kërcënimin e armës ia ka grabitur 1000 euro.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin, nuk raportohet për të lënduar.























