Policia arreston një person në Gjakovë, i dyshuar për fajde
BKT
Kronika

Policia arreston një person në Gjakovë, i dyshuar për fajde

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë sot ka arrestuar të dyshuarin L.H. (1989) për veprën penale “fajde”.

Pas pranimit të infomacioneve për fajde, Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore - Gjakovë ka zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në mënyrë që të bëjë grumbullimin e provave materiale që argumentojnë veprën penale për të cilën dyshohej se e ka kryer personi i dyshuar.

Me urdhëresë të gjykatës, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit fotografik ose me video, personi i dyshuar është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej 460 euro të fajdesë nga një person tjetër. 

Policia e Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe një pasaportë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit L.H. pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika