11:00 / 20.12.2019
Gjakovë, nën kërcënimin e shufrave ia marrin 160 euro
Një grabitje ka ndodhur mbrëmë pak para orës 22:00 në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Viktima mashkull ka raportuar se dy te dyshuar te panjohur nen kërcënimin e mjeteve të forta-shufra, i kanë grabitur 160 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia nuk ka raportuar për të lënduar.























