Pas zënkës në lokal, vetëplagoset me armë i riu në Prishtinë
BKT
Kronika

Pas zënkës në lokal, vetëplagoset me armë i riu në Prishtinë

Një zënkë mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prishtinës në rrugën “Enver Zymberi”.

Nga ky rast ka mbetur i plagosur një i ri i cili aksidentalisht e ka shkrepur armën e zjarrit ndaj vetes.

Ai pas ngjarjes është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika