11:44 / 21.12.2019
Serbi vrau një serb në 2014-ën, arrestohet
Një serb është arrestuar në fshatin Sërbovc të Mitrovicës, pasi vite më parë dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb.
Sipas Policisë, viktima ishte raportuar si i zhdukur më 06.03.2014, ndërsa, është vrarë pas tri dite.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.























