16:59 / 27.12.2019
Apeli vërteton dënimin më burgim për shantazh
Sipas komunikatës, A.M. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë më 14 muaj burgim, për shkak se është gjetur fajtor për veprën penale shantazh nga neni 268 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës.
“Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal. Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj”, thuhet në komunikatë.























