Autobusi përplaset me veturën në Lezhë, një i vdekur e 8 të plagosur
BKT
Kronika

Autobusi përplaset me veturën në Lezhë, një i vdekur e 8 të plagosur

Një aksidenti ka ndodhur para pak minutave në Rubik të Lezhës, ku një autobus është përplasur me një autoveturë.

Raportohet se një autobus agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit me iniciale L. C., si edhe u plagosën 8 pasagjerë në autobusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’ shtetasi L. C. si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K. M. ,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews


MË SHUME NGA Kronika