14:48 / 02.01.2020
Hedhja e mjeteve piroteknike, digjet një depo për ushqim të kafshëve
Një depo për ushqim të kafshëve është përfshirë nga zjarri, si pasojë e hedhjes se mjeteve piroteknike.
Rasti ka ndodhur në orën 24:05 në Malishevë. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.























