15:08 / 02.01.2020
Vjedhin para në një xhami
Imami i një xhamie në Prizren, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga kasaforta i kanë vjedhur 60 euro para të gatshme.
Njësiti policor është duke hetuar rastin.























