10:42 / 03.01.2020
I digjet punëtoria një personi në Prizren
Një person në Prizren ka raportuar se në rrethana të panjohura punëtoria e tij është përfshirë nga zjarri.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.























