11:12 / 17.01.2020
Një person vdes në QKU, nuk lajmërohet askush për ta marr kufomën
Policia raporton se nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është njoftuar se më 9 janar një person ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës.























