Qeni sulmoi dy persona në Rahovec, qëllohet më pas me armë
BKT
Kronika

Qeni sulmoi dy persona në Rahovec, qëllohet më pas me armë

Dy persona janë lënduar të dielën në Rahovec, pasi janë sulmuar nga një qen.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:10.

Sipas Policisë, qeni më pas është qëlluar nga një dëshmitar.

“Rahovec 19.01.2020 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër që të dy K-Shqiptar, ndërsa një dëshmitar mashkull K-Shqiptar me pushkë të gjuetisë (me leje) ka qëlluar qenin dhe ka mbytur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika