​Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit
BKT
Kronika

​Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur dhe konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente përcjellëse dhe dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim te prokurorit aparatet u dorëzohen Doganës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në Bllatë të Kamenicës, në ora 14:00, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika