Aksident në Klinë, tre të lënduar
BKT
Kronika

Aksident në Klinë, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në Klinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Policia është njoftuar rreth orës 7:00 për një aksident trafiku në Klinë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.


MË SHUME NGA Kronika