Ndahen certifikatat për përfituesit të programit për praktikë në punë
BKT
Kosovë

Ndahen certifikatat për përfituesit të programit për praktikë në punë

Komuna e Vushtrrisë dhe Agjencia e Punësimit e Kosovës në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes Programit Tregu Aktiv i Punës 2, dorëzuan dje, më 12 shkurt, zyrtarisht  çertifikata përfituesve të programit për Praktikë në Punë, i cili  si masë aktive e punësimit ka për qëllim  të mbështes të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit. Ceremonia u mbajt në Kuvendin Komunal në Vushtrri.

Në ceremoni morën pjesë z. Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës se Vushtrrisë, z. Drin Haraqia, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit dhe znj. Valbona Bogujevci, Ndihmës Përfaqësuesja e Përhershme  e UNDP-së në Kosovë ku ata, me këtë rast bënë ndarjen e çertifikatave për praktikantet  që kanë kryer praktikën në ndërmarrje private  dhe institucione publike në kuadër të programit praktikë në punë.

Qëllimi i programit është që të ju mundësojë të papunëve, të diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, duke iu ofruar mundësi që të bëjnë një praktikë gjashtë-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat dhe institucione publike, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Më ketë rast ne kuader të bashkëpunimit mes Komunes se Vushtrrisë , Agjencisë se Punësimit dhe  UNDP-së  ne kuadër zbatimit të Programeve Aktive të Tregut të Punës u  organizua edhe një vizitë tek bizneset përfituese në kuadër të programit të  Subvencionimit të Pagës si dhe tek përfituesit e  Programit të Vetëpunësimit, të cilët sapo kanë themeluar bizneset e tyre me mbështetje të programit të vetëpunësimit.

Gjatë vitit 2019, UNDP, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe  Komunën e Vushtrrisë,  kanë mbështetur 126  përfitues  të papunë  përmes mbështetjes me programet aktive të punësimit. Këtu përfshihen: 36 biznese të reja në kuadër të Programit të Vetëpunësimit; ndermjetësimi i  34 vendeve të reja të punës me kontratë një vjeçare të punësimit përmes skemës së subvencionimit  në pagë; realizimi i 26 trajnimeve në punë në kompani të sektorit privat; si  dhe 30 të rinj të diplomuar kanë përfituar nga programi  i praktikës në punë.


MË SHUME NGA Kosovë