09:41 / 13.02.2020
51 aksidente, 14 të lënduar në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka publikuar raportin me statistikat për 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur gjithsejt 51 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar ndërsa 37 me dëme materiale.
Janë shqiptuar 1 mijë e 656 gjoba në trafik.
Poashtu janë arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale. 























