09:50 / 13.02.2020
Oficerët i gjejnë të burgosurit marihuanë, në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një të burgosuri dje i janë gjetur pako narkotike të llojit marihuanë.
“Qendra e Paraburgimit, Pejë 11.02.2020 – 00:15. Raportohet se gjatë kontrollit nga ana e oficereve të qendrës se paraburgimit, në dhomën e të burgosurit mashkull kosovar janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 13.2 gram”.
Ndryshe, sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.























