12:26 / 13.02.2020
Kapet me boks hekuri, një i arrestuar në Drenas
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Poklek të Ri të Drenasit pasi gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë dhe një boks hekuri.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur dje në ora 10.00, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.























