14:20 / 13.02.2020
Ndalohen katër persona në Ferizaj për ryshfet e kontrabandë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona.
Personat e dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L, jane ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, nga neni 311 paragrafi 5, ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i çështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.























