Arrestohen tre persona në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pas një përleshje mes vete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë tre të dyshuarit dhe dy viktima tjera femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.