Suharekë: Arrestohet pasi sulmon seksualisht një femër

Suharekë: Arrestohet pasi sulmon seksualisht një femër

Një femër është sulmuar seksualisht në qytetin e Suharekës.

Policia ka arrestuar një mashkull të dyshuar për këtë rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.