Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e dy të miturave

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e dy të miturave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në këtë qytet për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, B.C., nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Në intervalin kohorë mes datave 14-16 shkurt 2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në një vilë në rr.”Skenderbeu” , pa pëlqimin e të dëmtuarave, të mitura, M.J., dhe A.J., nga fshati Krume, Republika e Shqipërisë, i pandehuri kryen aktin seksua”.

“Përderisa e dëmtuara M.J., ishte duke qëndruar në parkun e qytetit në Gjakovë, bashkë me motrën e saj, i pandehuri me automjetin e tij “Golf”, fton viktimat kinse për të bërë një gjiro, ku më pas i dërgon në vilë në dy dhoma të ndara”.

“I pandehuri B.C., fillimisht kishte hyrë në dhomën e të miturës A.J., e pasi e kishte kryer aktin seksual me të, kishte vazhduar me viktimën tjetër të mitur M.J., gjithashtu duke  kryer aktin seksual edhe me të, ku si këmbim iu kishte dhënë 15 euro, dhe më pas i ka dërguar në vendin e njëjtë ku edhe i kishte marrë paraprakisht”, njofton kjo gjykatë, transmeton Klan Kosova.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

 


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë