Vrau vëllain dhe e raportuan si vetëvrasje, arrestohet 38 vjeçari

Vrau vëllain dhe e raportuan si vetëvrasje, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij është vënë në pranga ditën e sotme nga policia kufitare e Hanit të Hotit.

Ai dyshohet se në vitin 2014 ka vrarë vëllain e tij dhe në momentet e para e kanë deklaruar si i vetëvarur.

Hani i Hotit, Shkodër

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.