Rrënohen dy garazhe pa leje në Prishtinë

Rrënohen dy garazhe pa leje në Prishtinë

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka filluar me zbatimin e dy vendimeve për rrënim

Sipas Adonis Tahirit, drejtor i Inspeksionit, pronarët e këtyre dy objekteve kanë bërë ndërtimin e dy garazheve nëntokësore të cilat sipas tij, nuk kanë marrë leje paraprakisht dhe janë ndërtuar ilegalisht.

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka  zbatuar e dy vendimeve për rrënim.

Vendimi ka përfshirë rrënimi e dy objekteve garazhe të cilat i kishin tejkaluar kushtet e lejes mjedisore.

“Mbrapa meje janë dy ndërtime me dy investitorë te ndryshëm të cilët e kanë bërë të njëjtin ndërtim ilegal për garazhe nëntokësore, dhe ne jemi sot këtu t’i zbatojmë këto dy vendime. Janë dy garazhe nëntokësore me etazhitet 2 katesh dhe sot fillojmë largimin e të dyjave njëra kompani ka filluar vet rrënimin kurse njëra ende jo”, tha ai. /EO


MË SHUME NGA Nacionale