Arrestohen tre shqiptarë për shpërndarje të drogë në Itali

Arrestohen tre shqiptarë për shpërndarje të drogë në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e carabinierëve kanë rënë shtetasit e iniciale A.P, i datëlindjes së vitit 1991 dhe D.B., i datëlindjes së vitit 1990.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një shumë prej 800 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Gjithashtu mediat bëjne me dije se në një tjetër operacion në L`Aquila, karabinierët arrestuan një të ri tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është autor i shitjes së dozave të kokainës, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.

Të riut i janë sekuestruar materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe 900 euro që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Ndërkohë bëhet me dije se pas përfundimit të procedurave shqiptarët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë