13:27 / 25.02.2020
Vdekje e dyshimtë e një femre në Gjilan
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka pranuar dje informacionin se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion























