Bashkëpunimi mes Komunës së Gjakovës dhe KFOR-it, i frytshëm

Bashkëpunimi mes Komunës së Gjakovës dhe KFOR-it, i frytshëm

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim kolonelin Natale Gatti, komandant i Komandës Rajonale – Perëndim të KFOR-it dhe i kontingjentit italian në Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Gjini e informoi kolonelin Gatti për rrjedhën e përgjithshme të punëve që janë kryer në Gjakovë dhe projektet që janë në proces e sipër, për të cilat edhe është përgëzuar nga koloneli Gatte.

Ata thanë se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KFOR-it italian ka qenë gjithmonë i frytshëm dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe më tutje.


MË SHUME NGA Nacionale