Policia jep detaje për vdekjen e 86-vjeçares në Gjilan

Policia jep detaje për vdekjen e 86-vjeçares në Gjilan

Mesditën e së hënës, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan. Policia ka treguar se bëhet fjalë për një 86-vjeçare e cila po jetonte e vetme.

Vdekja e gjeti të vetme, pa askënd pranë vetes. 86-vjeçarja nga Gjilani që u gjet të hënën e vdekur në shtëpinë e saj, po jetonte e vetme tash e një kohë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një grua 86-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Ka jetuar e vetme qe një kohë. Është vdekje e natyrshme, por trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.

Për vdekjen e një gruaje nga Gjilani ka raportuar edhe policia në raportin 24 orësh.

Në këtë raport është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Gjilan 24.02.2020 – 12:55. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thekson raporti./express