Katër persona grabistin bankomatin në Rahovec, policia në ndjekje të tyre
BKT
Kronika

Katër persona grabistin bankomatin në Rahovec, policia në ndjekje të tyre

Një bankomat është grabitur dje në Rahovec.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia ka treguar se rasti është raportuar nga një person i gjinisë mashkullore, teksa ai ka thënë se bankomati është grabitur nga katër persona.

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante.


MË SHUME NGA Kronika