09:48 / 09.03.2020
Zubin Potok: Një person voziti i dehur, rrokulliset me veturë
Mbrëmë rreth orës 22:15 ka ndodhur një aksident në Zubin Potok.
Një person mashkull, derisa ishte duke vozitur makinën në gjendje të dehur është rrokullisur.
I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.























