10:27 / 09.03.2020
Merr ryshfet në pikën kufitare, arrestohet
Një zyrtarë është arrestuar në pikë kalimin kufitar “Kulla”, pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë ryshfet 50 euro nga i dyshuari po ashtu mashkull kosovar, me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.
Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























