11:28 / 11.03.2020
Vdes një person, pas plagëve të marra në aksident në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë sot, pas plagëve të marra pas aksidentit më 7 mars, në Mitrovicë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë 07.03.2020 – 08:00. Me 10.03.2020 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.























