​Haziri apelon: Jetoni pa panik, por me kujdes e disiplinë në higjienë
BKT
Kosovë

​Haziri apelon: Jetoni pa panik, por me kujdes e disiplinë në higjienë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, nga ku është informuar se nuk ka vend për panik, pasi deri më tani asnjë shenjë të koronavirusit nuk është paraqitur te pacientët e këtij regjioni dhe as në nivel të Kosovës.

“Apeloj te të gjithë qytetarët e Gjilanit që të jenë të kujdesshëm por pa shkaktuar panik dhe nuk ka nevojë që të shqetësohemi. Jam duke punuar me institucionet tjera për menaxhimin e hyrjeve përmes pikave kufitare që prekin Gjilanin. Të jetojmë në normalitet, por me kujdes dhe disiplinë në higjienë veçanërisht”, ka thënë Haziri.

Ai ka porositur të gjithë qytetarët që për çfarëdo shqetësimi në ndryshimet shëndetësore, t'i drejtohen institucioneve të shëndetësisë dhe të marrin udhëzimet dhe rekomandimet profesionale.

Në emër të Ins titutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ajhane Sejfiu, ka potencuar se nuk ka nevojë për panik, por duhet që fokusi të jetë në higjienën dhe disiplinën maksimale për ta tejkaluar problemin, i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë botën.


MË SHUME NGA Kosovë