Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” furnizon edhe një fshat me ujë
BKT
Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” furnizon edhe një fshat me ujë

Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ju shtua edhe një fshat me furnizim me ujë të pijes, bëhet fjalë për fshatin Pastasel.

Ky projekt u realizua nga KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Komunen e Rahovecit duke e ngritur në 100% furnizimin me ujë të pijes në ktë komunë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” z.Ismet Ahmeti, deklaroi se bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit ka qenë gjithmonë frytëdhënëse, ku tashmë e gjithë Komuna e Rahovecit furnizohet dhe mirëmbahet 247 me ujë të pijes nga KRU “Gjakova”, njeherit ai apeloi tek konsumatorët që të kujdesen për ruajtjen e ujit si pasuri që sapo ju shtua fshatit të tyre.


MË SHUME NGA Kosovë