Katër të arrestuar lidhur me vrasjen e të riut në Prishtinë
Policia ka dhenë detaje për vrasjen e 17 vjeçarit i cili mori plagë vdekjeprurëse në kokë në lagjen Arbëri të Prishtinës.
I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.
Policia e Kosovës ka dhenë detaje shtesë lidhur më këtë vrasje që ndodhi me 12 mars në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë.
Policia ka thënë se në lidhje me rastin është raportuar se me 13.03.2020 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “vrasje e rëndë&dhënie e ndihmës së kryerësve të veprës& armëmbajtje pa leje”.
“Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit. “























