09:16 / 18.03.2020
I dehur fyen babin e tij dhe pastaj përleshen, arrestohet gjakovari
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti në gjendje të dehur duke e fyer verbalishtë babin e tij kanë ardhur deri te përleshja në mes veti të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.























