Kërkohet të respektohen regullat për mbrojtje nga COVID 19
BKT
Kosovë

Kërkohet të respektohen regullat për mbrojtje nga COVID 19

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në takim Profesor Doktor Lul Raka, më të cilin diskutuan gjendjen aktuale pas shfaqjes së virusit COVID 19.

Në takim me disa anëtarë të shtabit  komunal për parandalimin e virusit Corona, u kërkua që të ruhet qetësia publike dhe të mos krijohet panik. Ndërsa po ashtu u kërkua që të respektohen rregullat dhe rekomandimet nga institucionet qendrore për të parandaluar virusin COVID 19. 

Në këtë takim u bë e ditur se deri më tani në Komunën e Kaçanikut nuk ka asnjë të prekur nga ky virus, kurse u kërkua për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.


MË SHUME NGA Kosovë