Dezinfektohen banesat sociale dhe strehimoret në Prishtinë
BKT
Kosovë

Dezinfektohen banesat sociale dhe strehimoret në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është bërë dezinfektimi i hapësirave të përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.

Me këtë rast janë dezinfektuar edhe disa strehimore në kryeqytet.

Kjo është vazhdimësi e masave që janë ndërmarrë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Jo më pak të rëndësishme janë hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.
Prandaj, janë dezinfektuar si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Gjithashtu janë dezinfektuar edhe dy strehimoret ”Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve” dhe “Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore” .

Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë, ndërsa bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!


MË SHUME NGA Kosovë